Filler në Prishtinë

Volum, Kontur dhe Freski me Rezultate Harmonike

Filler-i me acid hialuronik rikthen volumin e humbur, përcakton konturet e fytyrës dhe zbut rrudhat e thella pa ndërhyrje kirurgjikale. Në Rare Clinic, çdo trajtim planifikohet sipas proporcioneve të fytyrës suaj për një rezultat të freskët, harmonik dhe natyral.

Rezervo Konsultën Falas
Kontur i nofullës dhe qafës me shigjeta që tregojnë zonat e trajtimit me filler
Grua me duar në fytyrë që tregon lëkurë të lëmuar dhe konture të përcaktuara

Çfarë Është Trajtimi me Filler?

Filler-at dermal janë xhele me bazë acidi hialuronik, një substancë që gjendet natyrshëm në lëkurë dhe ndihmon në mbajtjen e hidratimit dhe volumit. Me injektime të sakta, filler-i shton volum në buzë dhe mollëza, përcakton linjën e nofullës dhe të mjekrës dhe zbut rrudhat e thella si vijat nazolabiale.

Në Rare Clinic, qëllimi është të theksojmë bukurinë natyrale, jo ta ndryshojmë atë. Sasia dhe zonat e trajtimit përcaktohen gjatë konsultës, sipas tipareve dhe dëshirave të çdo klienti.

Çfarë Përfshin Trajtimi?

  • Konsultë dhe analizë e proporcioneve të fytyrës
  • Përcaktimi i zonave dhe sasisë së filler-it
  • Pastrimi dhe përgatitja e lëkurës
  • Aplikimi i filler-it me acid hialuronik
  • Udhëzime për kujdesin pas trajtimit

Përfitimet Kryesore

  • Rikthen volumin e humbur në fytyrë
  • Përcakton konturet e buzëve, mollëzave dhe nofullës
  • Zbut rrudhat e thella dhe vijat nazolabiale
  • Hidraton dhe freskon pamjen e lëkurës
  • Rezultate të dukshme menjëherë pas trajtimit
  • Procedurë minimale pa ndërhyrje kirurgjikale

Pyetjet e Bëra Më Shpesh

Çfarë është filler-i?

Filler-i është një xhel me bazë acidi hialuronik që injektohet në zona të caktuara për të shtuar volum, për të përcaktuar konturet dhe për të zbutur rrudhat e thella.

Në cilat zona mund të aplikohet filler-i?

Filler-i përdoret më shpesh për buzët, mollëzat, linjën e nofullës, mjekrën dhe vijat nazolabiale. Zonat e përshtatshme për ju përcaktohen gjatë konsultës.

A është procedura e sigurt?

Po. Trajtimi realizohet nga doktorë të çertifikuar duke përdorur produkte CE dhe FDA të aprovuara, pas një vlerësimi të kujdesshëm të fytyrës.

Kur shihen rezultatet?

Rezultati duket menjëherë pas trajtimit, ndërsa pamja përfundimtare stabilizohet zakonisht pasi të qetësohet ënjtja e lehtë gjatë ditëve të para.

Sa zgjasin rezultatet?

Kohëzgjatja varet nga zona e trajtuar, produkti dhe metabolizmi i çdo personi. Specialisti do t'ju japë një vlerësim gjatë konsultës.

Si mund të rezervoj një konsultë?

Mund të na kontaktoni përmes telefonit, WhatsApp-it ose formularit në faqen tonë për të rezervuar konsultën ose terminin tuaj.
Fillo Trajtimin Tënd

Zonat që Shërbejmë

Rare Clinic mirëpret klientë nga e gjithë Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Gjermania, Zvicra, Austria dhe vende të tjera, përfshirë Prishtinën, Fushë Kosovën, Prizrenin, Ferizajn, Pejën, Gjakovën, Gjilanin, Mitrovicën dhe qytete të tjera. Klinika jonë në Prishtinë ofron trajtime estetike profesionale për fytyrën dhe trupin, duke ndihmuar klientët të arrijnë rezultate natyrale, të sigurta dhe afatgjata.

Na Vizitoni
  • Pejë
  • Gjakovë
  • Gjilan
  • Mitrovic
  • Prishtinë
  • Fushë Kosovë
  • Prizren
  • Ferizaj